Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj dhe kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, përkujtuan 49 martirët e 5 dëshmorët e Brestocit

Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka bërë të ditur se  së bashku me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj dhe me bashkëpunëtorë kanë nderuar  49 martirët e fshatit Brestoc, të vrarë në vitin 1999 nga pushtuesi serb, 5 dëshmorët dhe 6 të pagjeturit. Lufta jonë për liri nuk ka pushuar asnjëherë, sepse pushtuesit e kanë zëvendësuar njëri-tjetrin dhe secili ka qenë më i egër se tjetri. Këtë egërsi e pagoi shtrenjtë edhe Brestoci, fshat që ka numër të madh të të martirizuarve, por nga ky fshat kanë dalë edhe shumë luftëtarë e veprimtarë, të cilët e kanë nderuar emrin e tyre dhe të vendlindjes. Po ashtu, në fushë të nderit kanë rënë 5 dëshmorë, lavdia e të cilëve qëndron si fllad pranveror mbi këtë vend. Lavdi 5 dëshmorëve, 49 martirëve të Brestocit, në mesin e të cilëve edhe 6 personave të pagjetur!”, ka shkruar Latifi në një postim të tij.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …