Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj e ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti, për problemet e fundit me energjinë elektrike

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj e ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti, për problemet e fundit me energji elektrike, raporton KosovaPress. Haradinaj tha se Kurti ka penguar secilin investim në energji dhe se është i lidhur në mënyrë të drejtpërdrejtë me shitblerjen e saj prandaj edhe duhet ftuar në prokurori. Sipas të parit të AAK-së, Qeveria gjatë këtij mandati “ka ditur të mashtrojë qytetarët e vendit në mënyrë shumë të mirë”. Ditët e fundit shumë zona të vendit kanë mbetur në terr për kohë të gjatë, dhe KEDS0-i ka raportuar për rritje enorme të konsumit me uljen e temperaturave deri në 1400 Megavat në orë, si dhe për mbingarkesë në sistem.

Kontrolloni gjithashtu

Vuçiq fton serbët e Kosovës që ta votojnë Listën Serbe

Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka nisur vitin 2025 me kritika drejtuar Kosovës, Kroacisë dhe Bosnje-Hercegovinës

Kryetari  i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka nisur vitin 2025 me kritika kundër Kosovës, Kroacisë dhe …