Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, ka qëndruar në Rahovec, ku ka zyrtarizuar edhe për një mandat për kryetar komune, Smajl Latifin. Haradinaj tha se kryetari Smajl Latifi, është model i një kryetari për punën e ndershme që e ka bërë, për transparencën e vlersuar nga të gjitha organizatat ndërkombëtare. Tutje ai tha se nuk është kundër ndryshimit, e kështu e ka mbështet edhe ndryshimin në zgjedhje nacionale, mirëpo ka ndodhur ajo që ju ka frikësuar më së shumti, në vend se me marr ndryshimin po e marrim mashtrimin.
