Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj e kujton heroin e kombit, Myrtë Zeneli në 22 vjetorin e rëniës heroike se tij

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj e kujton heroin e kombit, Myrtë Zeneli në 22 vjetorin e rëniës heroike të tij

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, kujtoi heroin e Kosovës, Myrtë Zeneli si dhe tetë dëshmorë të tjerë të cilët ranë më 1998 dhe 1999 në betejën në Grabanicë, Qeskovë, Dollovë, Kpuz dhe Bokshiq. “Lufta për liri na ndau nga shumë bashkëluftëtarë të zot, që ishin me ne që nga fillesat e rezistencës sonë për liri. Në njëzetedy vjetorin e rënies, kujtojmë me nderim Heroin e Kosovës, Myrtë Zeneli, si dhe dëshmorët, Faruk Elezi, Arben Krasniqi, Xhezair Syla, Qaush Fazlija dhe Isuf Morina, që ranë gjatë betejës treditore në Grabanicë, Qeskovë, Dollovë, Kpuz e Bokshiq. Një vit më vonë, u përjetësuan Mehmet, Ajet dhe Hetem Rexhaj, tre vëllezër që falën jetën për Atdhe. Është obligim i yni ta ruajmë lirinë, duke përkujtuar bijtë tanë, që me gjakun e tyre u bënë themel i saj. Lavdi!”, ka shkruar ai. Në korrik të vitit 1998, me rastin e ristrukturimit të UÇK-së, emrin e dëshmorit Myrtë Zeneli, e merr Brigada 132 e Zonës Operative të Dukagjinit, zonë të cilën e komandoi pikërisht Ramush Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …