Nga rezultatet e gjertanishme të zgjedhjeve, del në pah se disa personalitete politike kanë fituar besimin e qytetarëve për më shumë se gjashtë mandate në Kuvendin e Kosovës. Në këtë mes Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, është politikani i vetëm që ka arritur të zgjidhet deputet në të gjitha legjislaturat që nga paslufta. Ai ka fituar mandatin e deputetit plot nëntë herë. Megjithatë, më vonë ka pasur raste kur ai është tërhequr nga mandati për arsye të ndryshme. Pas tij, Enver Hoxhaj është politikani tjetër me më së shumti mandate të fituara, duke qenë pjesë e Kuvendit të Kosovës në tetë legjislatura, që nga zgjedhjet e dyta të pasluftës. Një tjetër politikan me një karrierë të gjatë parlamentare është kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi. Ai iu bashkua PDK-së dhe prej vitit 2007 ka siguruar vazhdimisht mandatin e deputetit, duke qenë pjesë e shtatë legjislaturave. Telegrafi publikon listën e deputetëve dhe mandatet e fituara ndër vite.
Ramush Haradinaj (2001, 2004, 2007, 2010, 2014, 2017, 2019, 2021, 2025)
Enver Hoxhaj (2004, 2007, 2010, 2014, 2017, 2019, 2021, 2025)
Memli Krasniqi (2007, 2010, 2014, 2017, 2019, 2021, 2025)