Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, gjatë vizitës në Departamentin Amerikan të Shtetit bisedoi me zyrtarin e lartë, Kasanof

Kryetari  i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë vizitës së tij në Amerikë është takuar dhe ka biseduar me zëvendës-ndihmës sekretarin për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof, në Departamentin Amerikan të Shtetit. Haradinaj ka thënë se në takim i ka theksuar nevojën për një kontratë afatgjate që për synim ka anëtarësimin e përshpejtuar të Kosovës në NATO”. Në Departamentin Amerikan të Shtetit, në një takim të hapur, përmbajtjesor dhe miqësor, diskutuam zhvillimet politike në Kosovë me z. Alexander Kasanof, ndihmës-asistent i sekretarit të Shtetit për Çështje të Evropës dhe Euroazisë. Falënderova z. Kasanof, administratën amerikane dhe Ambasadën,  në Prishtinë për angazhimin dhe përkushtimin maksimal në mbështetje të Kosovës. Në këtë takim, theksova nevojën për një kontratë afatgjate që për synim ka anëtarësimin e përshpejtuar të Kosovës në NATO, pasi ky është një hap jetik për garantimin e sigurisë dhe paqes së qëndrueshme në rajon”, ka shkruar Haradinaj në një postim të tij

Kontrolloni gjithashtu

FMN parashikon një recesion të thellë në ekonominë botërore që do të rikoperohet shumë ngadalë

Projeksionet ekonomike të Kosovës vazhdojnë të zbehen, FMN parashikon rritje nën mesatare

Rritja ekonomike e Kosovës, e cila dikur gëzonte një normë mesatare prej 4.65% në periudhën …