leoni

Ramush Haradinaj konsideron se për dalje nga kriza, Kosova duhet ta krijojë Qeverinë e Unitetit Kombëtar, me të gjitha partitë politike

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i ka bërë thirrje kryeministrit Kurti ta parandalojë ikjen e të rinjve nga Kosova duke filluar nga janari

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i ka bërë thirrje kryeministrit Albin Kurti,  që ta parandalojë ikjen e të rinjve. Në seancën e Kuvendit të enjten, Haradinaj ka kërkuar nga Kurti që të veprojë dhe të mos lejojë që të rinjtë të ikin nga Kosova pas 1 janarit kur edhe pritet të liberalizohen vizat. Nëse buxheti të është bartë nga viti në vit, fute një pako për të rinjtë që të mos e lëshojnë vendin me 1 janar. Pra, gjeje një mënyrë, një formulë dhe vepro”, është shprehur i pari i AAK-së. Ndërsa, kryeministri Kurti duke iu përgjigjur këtyre deklaratave ka thënë se nuk ka zbrazje, por ka emigrim. Ai ka shtuar se as pas 1 janarit kur edhe qytetarët do të lëvizin pa viza nuk do të ketë zbrazje. Unë nuk mendoj që po zbrazet Kosova, ka emigrim por nuk ka zbrazje të Kosovës dhe nuk do të ketë as pas 1 janarit. Ju e dini se ata që do të shkojnë tash pa viza në zonën Shengen duhet të kthehen”, është shprehur, Albin Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …