Ramush Haradinaj

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj i ka dërguar një letër kryeministrit, Albin Kurti lidhur me projektin e gazit

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, në letrën e tij, drejtuar kryeministrit, Albin Kurti  të cilën e ka publikuar,  ka nënvizuar  se “politizimi dhe njollosja e projektit të gazit është skandaloz” dhe Albini  po e rrezikon projektin më të rëndësishëm ekonomik dhe gjeopolitik për Kosovën.  “Zëvendës-kryeministri,  Bislimi e etiketoi dhe e përshkroi Projektin e Gazit si një projekt rus, mohoi vendimet e qeverive të mëparshme dhe dezinformoi publikun me shumë të pavërteta të dëmshme. Nga ju Kryeministër pres distancimin publik dhe thirrje në përgjegjësi të zëvendës-kryeministrit Bislimi, në të kundërtën e vlerësoj që qëndrimet e Zëvendëskryeministrit dhe të Kryeministrit janë në pajtueshmëri të plotë. Prandaj, në këto rrethana kërkesën për një takim konsultativ e konsideroj si të panevojshëm. Për më tepër, ne presim që qeveria të marrë vendimet e nevojshme për të mbështetur zhvillimin e projektit të Kompaktit bazuar në studimet e kryera deri më tani nga të gjithë aktorët e përfshirë në të”, thuhet në letrën e  kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinajt drejtuar  kryeministrit, Albin Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …