Në ditën e daljes publike të UÇK-së në Pashtrik, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka vizituar familjen e të parit të komunës së Rahovecit, Smajl Latifin, me ç’rast edhe i ka ndarë medaljen me motivacionin për kontribut të jashtëzakonshëm në çështjen kombëtare shqiptare, “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET”. Për këtë nderim, kryetari Latifaj e ka falënderuar Haradinajn për gjithçka që ka bërë për Kosovën dhe kombin shqiptar. Sot, në familjen tonë në Ratkoc, e pritëm për vizitë mikun e çmuar të shtëpisë, gjeneralin e luftës, ish-kryeministrin dhe kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili më nderoi me medaljen “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET” për kontribut në çështjen kombëtare. Ramushin e falënderoj për gjithçka që ka bërë për Kosovën dhe kombin shqiptar. E gjithë jeta e tij karakterizohet nga sakrifica të përhershme për ta bërë më të mirë e më të përparuar shoqërinë e kombin tonë. Nuk ndalet as sot, është aktiv, energjik dhe me vullnet të çeliktë për të vepruar kur është në pyetje interesi shtetëror e kombëtar.
Kontrolloni gjithashtu
Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …