leoni

Ramush Haradinaj

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, ia ka bërë nëntë pyetje kryeministrit Albin Kurti, lidhur me krizën energjetike në vend

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, përmes një postimi e ka pyetur kryeministrin Kurti se pse po dështon me ndërtimin e kapaciteteve të reja energjetike në vend; pse ka refuzuar gazin amerikan dhe pse po refuzon formimin e Komisionit hetimor për blerjen e energjisë.

Postimi i plotë i Haradinajt:

Pse po dështon ndërtimi i kapaciteteve të reja energjetike në vend?

Pse ka dështuar Kosova C?

Pse ka dështuar Kosova e Re?

Pse ka dështuar remonti i termocentraleve i paraparë të kryhej gjatë verës?

Pse janë paguar dhjetëra milionë për blerjen e rrymës me çmime astronomike gjatë dimrit?

Pse paguhen dhjetëra milionë të tjerë për rrymën e vjedhur në veri?

Pse është refuzuar gazi amerikan?

Pse e ke refuzuar komisionin hetimor për blerjen e energjisë?

Pse njeriu yt po përflitet të jetë pjesë e skandalit financiar të një kompanie mafioze energjetike? Fol Kryeministër. Shpjegoja popullit ku je ti në këtë histori?”, ka shkruar Haradinaj, në postimin e tij.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi njofton zyrtarisht: Vazhdimi i seancës konstituive më 23 prill 2025 nga ora 10:00

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar zyrtarisht se seanca konstituive do të vazhdojë, më 23 prill …