Ramush Haradinaj

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, iu ka shprehur ngushëllim familjes Selimi dhe Krasniqi për vdekjen e Shehide Krasniqit

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, iu ka shprehur ngushëllim familjes Selimi dhe Krasniqi për vdekjen e Shehide Krasniqit, nënës së heronjve Mujë e Ali Krasniqi. Ai ka vlerësuar se sakrifica e të ndjerës dhe bijve të saj është shembull i madhështisë dhe dashurisë për atdheun. Me dhimbje të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të nënës Shehide, nënë që lindi dhe rriti dy heronjë të kombit Mujë e Ali Krasniqi. Sakrifica e saj dhe e bijve të saj është shembull i madhështisë dhe dashurisë për atdheun. Kujtimi i saj dhe i bijve të saj do të mbetet i përjetshëm në zemrat tona. Ngushëllime të sinqerta familjeve Selimi dhe Krasniqi, dhe të gjithë atyre që e njohën. Qoftë i lehtë dheu i Kosovës për të, dhe qoftë e përjetshme lavdia e bijve të saj hero!”, ka shkruar Ramush Haradinaj në një postim të tij.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …