Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial në Prekaz, në kujtim e nderim të të rënëve për liri

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial në Prekaz, në kujtim e nderim të të rënëve për liri. Haradinaj ka thënë se Prekazi është vendi ku merr kuptim liria. “Në Prekazin heroik, aty ku merr kuptim liria dhe flamuri”. Gjatë ditës, Haradinaj, ishte edhe në Boletin, duke përkujtuar personalitetin e  Isa Boletinit. “Në Boletin, aty ku prehet Isa Boletini, njeriu që u njoh dhe u respektua nga kancelaritë më të fuqishme të kohës, gjithnjë në mbrojtje të së drejtës së shqiptarëve që për dekada u mohua padrejtësisht, ndjeva krenarinë e përjetshme që na lë trashëgimi figura e tij. Isa Boletini mbetet shembull frymëzimi për të mbrojtur lirinë, identitetin dhe të drejtat,  shembull frymëzimi për të gjithë ne, për të dashur dhe mbrojtur lirinë, identitetin dhe të drejtat tona, siç ai bëri me guxim dhe përkushtim të pashoq”, ka theksuar Ramush Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Në mesin ambasadorëve që pritet të shkarkohen nga Qeveria Kurti është edhe veprimtari, Nait Hasani, ambasador në Shqipëri

Nait Hasani: Kryesuesi i seancës shkel procedurat, raporti duhet të votohet

Deputeti i PDK, Nait Hasani, ka kritikuar mënyrën e udhëheqjes së seancës konstituive të Kuvendit …