leoni

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka biseduar me senatoren amerikane nga shteti i Ajovës, Xhoni Ernst

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka biseduar me senatoren amerikane nga shteti i IOWA-s, Joni Ernst

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, gjatë qëndrimit për një vizitë zyrtare në Amerikë, ka biseduar me senatoren  nga shteti i Ajovës, Xhoni Ernst. Ai ka thënë me këtë rast  se partneriteti i ngushtë i Kosovës me shtetin e Ajovës është dëshmia më e mirë e orientimit tonë proamerikan. Pata kënaqësinë që ta falënderoj nga afër Senatoren amerikane nga shteti i Ajovës, Xhoni Ernst, gjatë takimit që zhvilluam në senatin amerikan, në Uashington. Në shtetndërtimin e Kosovës, kontribut të lartë ka dhënë edhe shteti i Ajovës, përmes bashkëpunimit në shumë fusha, si në arsim, ekonomi por edhe në rritjen e kapaciteteve të Ushtrisë së Kosovës. Garda Nacionale e këtij shteti ka dhënë  kontribut të veçantë në forcimin e FSK-së, dhe kjo është  njëra  ndër të arriturat kulminante të këtij bashkëpunimi. Miqtë si Ernst duhet t’i mbajmë përherë afër vetes!”, ka shkruar Haradinaj në një postim të tij.

Kontrolloni gjithashtu

Mesazhi i Pashkëve Katolike: Nuk duam vetëvrasjen e kombit

Besimtarët e krishterë po urohen nga autoritetet më të larta për Festën e Pashkëve

Autoritetet më të larta të vendit, kanë uruar besimtarët e krishterë për Festën e Pashkëve. …