Ramush Haradinaj

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, ka biseduar me shefin e Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomash Szunyog

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim në takim shefin e BE-së në Kosovë, Tomash Sunyog, nga i cili ka kërkuar që ta mbështesë Kosovën në rrugën euroatlantike dhe në procesin e dialogun me Serbinë. Haradinaj ka thënë se dialogu me Serbinë duhet të përfundojë me njohje reciproke, duke respektuar sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës. “Situata aktuale me theks të veçantë ajo e sigurisë, ishin temat e takimit të sotëm me Tomas Szunyog, shef i Zyrës së Bashkimit Evropian dhe Përfaqësues Special i BE-së në Kosovë.  Kërkova nga ambasadori mbështetjen e tij dhe të BE-së, për rrugën euroatlantike të Kosovës dhe gjithashtu për procesin e dialogut me Serbinë, që do të përfundojë me njohje reciproke dhe do të respektojë sovranitetin, integritetin territorial dhe kushtetues të Republikës së Kosovës”, ka deklaruar kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Në mesin ambasadorëve që pritet të shkarkohen nga Qeveria Kurti është edhe veprimtari, Nait Hasani, ambasador në Shqipëri

Nait Hasani: Kryesuesi i seancës shkel procedurat, raporti duhet të votohet

Deputeti i PDK, Nait Hasani, ka kritikuar mënyrën e udhëheqjes së seancës konstituive të Kuvendit …