Ramush Haradinaj

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kërkuar nga Kuvendi i Kosovës interpelancë për kryeministrin, Albin Kurti

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kërkuar nga Kuvendi i Kosovës interpelancë për  kryeministrin e vendit, Albin Kurti, duke arsyetuar  se situata politike është ndër më të rëndat në këto 22 vjet. Serbia me aleatët e saj kanë  krijuar një skenar të destabilizimit të situatës në Kosovë. Kam kërkuar me urgjencë interpelancë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për situatën e krijuar në vend. Situata politike është ndër më të rëndat në këto 22 vjet. Për fat të keq edhe veprimet e deritanishme të institucioneve të Kosovës, nuk kanë qenë në përputhje me situatën e krijuar. Haradinaj më tej shtoi se kryeministri Kurti, në vend që të përfillë kërkesën e Amerikës për të shtyrë zbatimin e marrëveshjes për targat, ka zgjedhur skenarin më të keq, zbatimin në faza të kësaj marrëveshje, me çka i ka dhënë hapësirë Serbisë, edhe ta luajë rolin e viktimës, edhe të ndërmarrë veprime anti-Kosovë. Fatkeqësisht, kryetarja  as Kuvendi i Kosovës nuk kanë vepruar në përputhje me seriozitetin e situatës, duke vepruar sikur në vend në këto dy javë nuk ka ndodhur asgjë e jashtëzakonshme”, u shpreh Haradinaj, në arsyetim të interpelancës.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …