Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, për mashtrim dhe keq-qeverisje

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, për mashtrim dhe keq-qeverisje. Ai ka thënë se po jetojmë një rrenë të madhe në Kosovë, në një mashtrim të madh. Rrena e madhe e Kosovës quhet Albin Kurti. Në fianle të dialogut, amerikanët i kanë marrë përsipër krejt garancat për Kosovën. Ju e dini se zoti Escobar dhe Lajçak në vizitën e parë kanë deklaruar se nuk do të negociohet integriteti territorial sepse ne kemi pasur  frikë nga ndryshimet e kufijve, nuk do të negociohet sovraniteti dhe nuk do të negociohet kushtetutshmëria e Kosovës. Pra këto janë tre parimet e dialogut. Pastaj duke e ditur se rreziku në prishje të procesit është në veri kanë marrë përsipër planin për tabelat. Serbi, Radojçiq është çështje e zgjidhur për Kosovën sepse atë e shpallën në Listë të Zezë dhe ishte i ndjekur nga Koosva, ai nuk ishte më problemi ynë. Amerikanët e futën në listë të zezë Radojçiqin dhe grupin e tij. Kurti eksperimentoi, nuk bashkëveproi me amerikanët, ju kujtohet në kohën e tabelave dhe ende nuk kemi tabela në veri, ende nuk paguhet energjia në veri dhe nuk kemi institucione civile, tha Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …