Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për politikat e tij, të cilat, sipas Haradinajt, kanë çuar në izolimin e Kosovës nga aleatët perëndimorë dhe vendosjen e sanksioneve nga Bashkimi Evropian. Haradinaj e cilësoi të papranueshme që Serbia, me lidhje të ngushta me Rusinë, ka shpëtuar pa sanksione ndërsa Kosova po përballet me pasoja. Ai shkoi më tej duke thënë se Kurti është më “pro-serb dhe pro-rus” sesa Vuçiqi dhe Vulini, duke e akuzuar për politika që i kanë sjellë Kosovës sanksione, një situatë anti-perëndimore dhe anti-amerikane.
Kontrolloni gjithashtu
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë. Behgjet …