Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, për vizitën e tij të fundit në veriun e Kosovës duke e quajtur atë një mashtrim të qytetarëve. Ai e akuzoi Kurtin për frikë dhe paranoja, duke pretenduar se këto kanë çuar në gabime edhe nga mekanizmat e sigurisë. Nuk është trimëri që me një divizion të Policisë, Kryeministri të shkojë në një pjesë të territorit të tij për një hamburger dhe të mashtrojë çdo qytetarë se gjithçka në Veri është rregulluar. Kurti frikësohet të përballet me gazetarët dhe të shpjegojë çështje të ndryshme, duke përfshirë akuzat e kryetares, Procesin e Berlinit, dhe mos-hapjen e Urës mbi Lumin Ibër. Ramush Haradinaj gjithashtu konsideron se kryeministri po i shmang gazetarët dhe po i shtyn kolegët e tij të flasin për tema të ndryshme pa dhënë shpjegime konkrete. Ai po e shmangë diskutimin për ligjin e konfiskimit të pasurisë së paligjshme, pasi bashkëpunëtorët e tij mund të jenë të prekur nga ky ligj, ka saktësuar, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …