Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kujtuar dëshmorët e UÇK-së të rënë më 27, 28 dhe 29 janar të vitit 1999

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kujtuar dëshmorët e UÇK-së  të rënë më 27, 28 dhe 29 janar të vitit 1999. Ai ka shkruar me këtë rast se datat 27, 28 dhe 29 janar të vitit 1999 ishin të rënda për  luftën tonë çlirimtare. Ato ditë, u përjetësuan shumë luftëtarë të zotë që unë i njoha në vijat e frontit, të cilët kishin marrë rrugë drejt kufirit me Shqipërinë që të sjellin armët e lirisë. Sa herë do të rrëfejmë për heroizmin e tyre, do të kujtojmë betejat, do të kujtojmë Urën në Bishtazhin, Ujëzin, Godenin e Rogovën e Hasit. Do të kujtojmë me dhembje e krenari, emrat e tyre; Agron Rama, Agim Zeneli, Sejdi Rama, Agush Gjocaj, Bahtiar Morina, Daut Kelmendi, Emrush Çetaj, Gaspër Karaqi, Gëzim Ademaj, Hamdi Berisha, Haxhi Kleçka, Ilir Merturi, Kasim Shala, Luan Smajli, Memë Lleshi, Prend Lleshi, Naim Dreshaj, Naim Gashi, Sahit Krasniqi, Valon Gashi, Vesel Avdyli, Selman Morina, Ibrahim Kryeziu, Xhevdet Berisha, Zyber Shala, Adem Shala, Rifat Shala, Rrustem Morina, Muhamet Morina dhe Nesret Morina”, ka shkruar, bashkëluftëtari i dëshmorëve dhe Komandanti i Zonës Operative të Dukagjini, gjatë luftës, Ramush  Haradinaj.

 

Kontrolloni gjithashtu

Prokuroria e Lartë Publike në Beograd ka marrë në pyetje Millan Radoiçiqin, i cili mori përgjegjësinë për organizimin e sulmit në Banjskë

Gjykata lëshon letër-rreshtim ndërkombëtar për 42 të akuzuarit në rastin ‘Banjska’, përfshirë Millan Radoiçiqin

Gjykata Themelore në Prishtinë ka lëshuar letër-rreshtim ndërkombëtar për 42 persona të akuzuar në rastin …