Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kujtuar heroin, Ilir Konushevci, dhe mjekun, Hazir Malaj, në përvjetorin e rënies

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kujtuar heroin, Ilir Konushevci, dhe mjekun, Hazir Malaj, në përvjetorin e rënies

Kryetari i  AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kujtuar heroin e kombit, Ilir Konushevci, në përvjetorin e rënies. Ai ka thënë se Ilir Konushevci e bëri të mundur luftën çlirimtare përmes furnizimit me armatim. Që nga viti 1993, kur filluan formimet e njësive të para të armatosura, të cilat ishin edhe bërthamat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, u theksua nevoja për furnizimin e nevojshëm me armatim. Njëri nga ta që e bëri të mundur këtë ishte Gjeneral Major Ilir Konushevci. Familja ime, bashkëveprimtarë e bashkëluftëtarë, e kishim shpresën se jo vetëm që do të aftësohemi për luftë por edhe se do të arrijmë ta mbajmë luftën, me kërkesat që shtoheshin për armatim e luftëtarë. Haradinaj ka shtuar se pas vrasjes së Luan Haradinajt, humbja e Ilir Konushevcit ishte goditje e rëndë për luftën dhe luftëtarët. Pas vrasjes së Luanit më 6 Maj 1997, e cila ishte humbje e madhe për luftën çlirimtare, humbja e Ilir Konushevcit ishte goditje tjetër.  e rëndë për ne. Goditja më e madhe ishte tek furnizimi me armë e teknikë luftarake, që ishte jetike për rrjedhën e luftës. Si komb i përulemi përjetësisht Ilir Konushevcit, Dr. Hazir Malaj dhe bashkëluftëtarëve të tyre, për kontributin jetësor për lirinë e Atdheut”, është shprehur Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Shumë të vrarë e të plagosur nga sulmet e ushtrisë izraelite në Liban

Në Liban kanë vazhduar sulmet izraelite duke shkaktuar vdekjen dhe plagosjen e shumë të tjerëve. …