Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kujtuar Masakrën e Poklekut në 23-vjetorin e plojës satanike

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kujtuar Masakrën e Poklekut në 23-vjetorin e plojës satanike

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj,  ka kujtuar Masakrën e Poklekut në 23-vjetorin e saj. Ai ka shkruar se Njëzetetre vjet më parë, në Poklek të Vjetër, janë sulmuar  3 familje të pambrojtura, e do të ekzekutuar  mizorisht që të gjithë. Heshtja e drejtësisë nuk zbeh kujtimet për ata që fëmijëria e tyre u shua nga barbarët në tentim të zhbërjes së eksiztencës sonë”, ka thënë ai. Haradinaj ka shtuar se në mesin e atyre që pësuan kishte fëmijë dhjetëmuajshe e deri në katër vjeç. “Do t’i kujtojmë me dhembje në zemër, tre fëmijët e Mehdi Muqollit prej dhjetëmuajsh deri në katër vjeç, vajzat e Qamil Muqollit, Liria gjashtëmuajshe dhe Florentina tri vjeçe, fëmijët e Fadil Muqollit, Egzoni katër vjeç, Ylberi dhjetë, Naseri dymbëdhjetë dhe Shehidja trembëdhjetë vjeçe. Fatos (Xhavit) Muqolli një vjeç dhe motra e tij Eronita katër vjeçe, pesë fëmijët e Ilmi Muqollit, Albulena (5), Agroni (10), Rexhepi (12), Fatmirja (17) dhe Vezirja (20), katër vajzat e Sinan Muqollit: Hafija, Sherifja, Elifja dhe Eminja nga dhjetë deri në njëzetedy vjeç, fëmijët e Liman Muqollit, Mërgimi, Mirsadi dhe Menduhija nga pesë deri njëmbëdhjetë vjeç, djemtë e Ejup Carakut, Hasani dymbëdhjetë e Besarti trembëdhjetë vjeç. Avdullahu dymbëdhjetë vjeç dhe katër djemtë e Ymer Elshanit”, ka kujtuar Haradinaj.

 

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi thotë se deri më 22 nëntor, përmes platformës elektronike janë regjistruar afro 19 mijë votues

Edhe një muaj ka mbetur deri në përfundimin e afatit të aplikimit për regjistrim si …