Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar vëllanë e tij të ndjerë, Enverin, i cili u qëllua me armë zjarri më 15 prill të vitit 2005 nga persona të panjohur. “Shqiptarët e zot nuk u vranë vetëm në fushëbeteja, por edhe pas shpine. Enver, mbijetove plagët e luftës, por të vranë pas shpinës, në liri. Mallkuar qoftë ajo dorë që vret shqiptarët tradhtisht.” Më herë, Haradinaj është shprehur se është e vërtetë që disa shqiptarë e vranë vëllanë e tij, por ai u vra nën “skenarin serb” dhe se ishte një vrasje politike.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …