leoni

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka njoftuar për një tubim madhështor që ka mbajtur, në Bern të Zvicrës

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka njoftuar për një tubim madhështor që ka mbajtur, në Bern të Zvicrës

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka njoftuar për një tubim madhështor që ka mbajtur, në Bern të Zvicrës. Ai tha se para shumë  të pranishmëve ka folur për situatën e tanishme. Në një tubim madhështor në Bern të Zvicrës, mes vëllezërve e motrave tona, bashkëbiseduam hapur për sfidat që i ka Kosova dhe nevojat e saj në këto rrethana jo të lehta. Para tyre e elaborova hapur situatën e tanishme, situatë që përcillet me brengosje nga secili shqiptar kudo që është. Rrugëtimi momental i Kosovës është i gabuar, ai duhet të marrë kahje tjetër. Kosova duhet të marrë disa hapa të vërtetë për të ecur përpara. Vizioni i Aleancës dhe partnerët e saj në koalicion, Kosovën e rikthen në perspektivën e saj. Anëtarësimi në NATO është frymëmarrje e lirë për secilin qytetar dhe hapi i cili e siguron lirinë tonë, nënvizoi, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Natyra Kuçi: Krijimi i qeverisë nga opozita po bëhet problematik për shkak të LDK-së

Zëdhënësja e PSD-së, Natyra Kuçi, ka deklaruar se krijimi i një qeverie nga partitë opozitare …