Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier. Ai ka thënë se në takim ka konfirmuar qëndrimin e AAK-së në përkrahje të planit franko-gjerman, pasi plani duhet t’i mundësojë Kosovës rrugën e njohjes nga Serbia, anëtarësimin në NATO, gjithashtu edhe në organizatat ndërkombëtare. Haradinaj e ka falënderuar personalisht ambasadorin Hovenier për angazhimin e tij dhe të Shteteve të Bashkuara të Ameikës për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës. E konfirmova qëndrimin e Aleancës në mbështetje të Planit Franko-Gjerman duke theksuar se ky plan duhet që Kosovës t’i mundësojë rrugën e njohjes nga Serbia, anëtarësimin në NATO dhe organizatat tjera ndërkombëtare”, ka shkruar Haradinaj.
