Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim dhe ka biseduar me ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka pritur në zyrat e partisë ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj. “Duke i uruar mirëseardhje dhe punë të mbarë në Kosovë, me ambasadorin Malaj diskutuam për zhvillimet që po kalon Kosova, Shqipëria dhe rajoni dhe për proceset që na presin, veçanërisht për sfidat e Kosovës në çështjet që kanë të bëjnë me sigurinë dhe perspektivën euro-atlantike”, ka thënë Haradinaj pas takimit. Ai ka theksuar se Shqipëria gjithmonë ka luajtur rol konstruktiv duke qenë mbështetëse e pakursyer e Kosovës në të gjitha fazat e lirisë dhe shtetndërtimit të saj.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …