leoni

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim kryetarin e SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim kryetarin e SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në një me takim kryetarin e SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj,  ka diskutuar për situatën aktualite në arsim. Ai ka thënë se partia që drejton ka respektuar gjithmonë misionin e sindikalistëve në mbrojtjen e interesave të mësimdhënësve. Haradinaj ka treguar se në këtë takim ka konfirmuar synimin e AAK-së për rritjen e pagave për punëtorët e arsimit në të gjitha nivelet për 50% si dhe ngritjen e buxhetit për arsim për 6%. “Unë personalisht dhe Aleanca, kemi respektuar gjithmonë misionin e sindikalistëve në mbrojtjen e interesave të mësimdhënësve. Kemi pasur shumë herë mospajtime por gjithmonë kemi qenë konstruktiv në veprime që mësimdhënësit të jenë të vlerësuar dinjitetshëm. Në takim me delegacionin e SBAShK, kryesuar nga z. Rrahman Jasharaj, u njoftova për sfidat me të cilat përballen mësimdhënësit dhe arsimi në përgjithësi. Po ashtu, me ta i ndava 14 prioritetet në sferën e arsimit që do të përfshihen në programin zgjedhor të AAK-së 2025-2029, ka bërë me dije Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …