Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim Ministrin e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani. Në takim me ministrin Hasani, Haradinaj ka vlerësuar angazhimin që Shqipëria në mbështetje të Kosovës. Në takim vlerësova angazhimin e qeverisë shqiptare në mbështetje të Republikës së Kosovës, në shumë çështje të rëndësishme. Projekti i hekurudhës i inicuar në qeverinë tonë, që tani po bëhet realitet ndryshon epokën e shqiptarëve.Roli i Shqipërisë për anëtarësimin e Kosovës në NATO, është tejet i rëndësishëm. “Në këto etapa vendimtare kërkojmë mbështetjen e qeverisë shqiptare, tani në veçanti kur e dimë që Shqipëria udhëheq shumë iniciativa rajonale, siç është Karta e Adriatikut dhe disa të tjera. Ne, bashkërisht duhet të kemi pozicion sa më të qartë dhe më unik në raport me interesin kombëtar dhe të dy shteteve, ka thënë mes tjerash. Ramush Haradinaj.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …