Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka qëndruar në Pentagon, ku është pritur në takim nga drejtori, Alton Buland

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka qëndruar në Pentagon, ku është pritur në takim nga Alton Buland, drejtor kryesor i për Evropën dhe Politikat e NATO-s në zyrën e sekretarit të Mbrojtjes. Me këtë rast, Haradinaj ka thënë se Kosova gjithmonë do të jetë në krah me Amerikën. Gjithmonë është nder i madh të vizitoj Pentagonin dhe të takohem me z. Alton Buland, drejtor kryesor për Evropën dhe Politikat e NATO-s në zyrën e sekretarit të Mbrojtjes. Në fillim të takimit e falënderova z. Buland për angazhimin e madh që Ushtria dhe qeveria amerikane e ka në mbështetje të popullit të Kosovës dhe institucioneve të saj, në veçanti në ndihmën që i kanë dhënë dhe i japin forcimit të Ushtrisë së Kosovës. Gjatë takimit me z. Buland argumentova nevojën për anëtarësimin e përshpejtuar të Kosovës në NATO. Theksova se një proces i përshpejtuar i anëtarësimit të Kosovës në NATO e ndihmon sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë dhe rajon. Theksova se Kosova dhe Ushtria gjithmonë do të jetë në krah me Amerikën dhe shteteve tjera anëtare të Aleancës veri-atlantike të NATO-s. Konfirmova se lidhja jonë me Amerikën do të jetë e përjetshme”, ka shkruar Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …