Ramush Haradinaj

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar ashpër lidhur me takimin e kryeministrit Kurti, me krerët e sigurisë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar ashpër ndaj takimit të kryeministrit me krerët e sigurisë. Ish-kryeministri thekson se pas katër vitesh qeverisjeje, premtimet parazgjedhore të Kurtit për ushtrinë mbeten të parealizuara. Sipas tij  ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) vazhdojnë të kenë paga të ulëta prej 400 eurosh dhe pajisje joadekuate. Ai pohon se rritja e premtuar e pagave po arrihet vetëm përmes përmbaruesve. Haradinaj gjithashtu vë në dukje se premtimi për shërbimin e detyrueshëm ushtarak ka rezultuar të jetë  një “mashtrim ordiner”. Kryetari i AAK-së kritikon edhe mungesën e “Fondit të Sigurisë” të premtuar nga qeveria. Ai thekson se ushtria duhet të trajtohet me dinjitet dhe respekt, jo të shfrytëzohet si mjet për grumbullimin e votave. Haradinaj ka nënvizuar se ushtria nuk duhet të jetë “kazan i votave” për kryeministrin Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë

Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë

Formacioni politik,  Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë. Behgjet …