Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka shkruar për gropat e zeza buxhetore. Kosova është nën sanksione të BE-së dhe Amerikës dhe kjo është e paparë dhe historike. Dëmi deri tash, rreth 300 milionë euro, pra gropë e madhe e buxhetit pse jo dhe historike. Albini e ka implementuar marrëveshjen e 2013-tës për stickersa, targa të veturave dhe sot paska thënë edhe marrëveshjen për energji dhe kjo është historike. Haradinaj shkroi gjithashtu se kryeministri Albin Kurti “e ka marrë statusin e ‘Veteranit Luftëtar; pa e veshur kurrë uniformën e UÇK dhe pa prekur kurrë armë me dorë, siç e parasheh ligji. Mbi 250 milionë tenderë njëburimorë që janë vrima të lavdishme buxhetore për shokë e miq, janë historike por aspak për të mirë dhe organet e drejtësisë heret a vonë do të kenë shumë punë. Ramush Haradinaj përmendi faktin se s’pati “asnjë njohje për 4 vjet qeverisje, asnjë anëtarësim. Sipas Agjencisë së Statistikave gjatë qeverisjes së Kurtit, mbi 200 mijë qytetarë e kanë braktisur Kosovën, ani se për filozofët e qeverisë, Kosovën po e braktisin gjyshet. Haradinaj saktësoi se ky kryeministër dhe kjo qeveri nuk kanë dije, vullnet e as kohë t’i të përballen me to, andaj janë orientuar nga zgjedhjet e radhës që janë mashtrimi i radhës.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …