Ramush Haradinaj

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se është detyrë e Qeverisë që t’i sigurojë tekstet shkollore për nxënësit

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se është detyrë e qeverisë që t’i sigurojë tekstet shkollore për nxënësit. Ai ka thënë se çdo justifikim për dështimin e sigurimit të teksteve shkollore është dështim i qeverisë. Në këtë kontekst, Haradinaj ka pyetur se kur është boll për kryeministrin Albin Kurti. Është detyrë e qeverisë dhe e askujt tjetër që t’i sigurojë tekstet shkollore për nxënësit e Kosovës. Çdo justifikim për këtë dështim është qesharak. Çfarë duhet të ndodh tjetër që Kurti ta kuptojë që ai dhe qeveria e tij janë kthyer në dëm për Kosovën? Çfarë faji i kanë prindërit e nxënësit që po i poshtëron me tekste shkollore. Sikur nuk u mjaftoi poshtërimi që i’u bënë mësimdhënësve me paga.  Kur është boll për Kurtin?!”, ka shkruar Haradinaj në një postim të tij.

Kontrolloni gjithashtu

ZRRE miraton rritjen e çmimit të energjisë elektrike deri në 16%

Zyra e Rregullatorit për Energji ka miratuar të hyrat maksimale të lejuara për operatorët e …