Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se Kosova patjetër duhet të ketë një aeroport alternativ për fluturime emergjente. Aeroporti duhet të jetë rezervë, për udhëtarët të mos vijnë në situatë – që në pamundësi për të ateruar në Aeroportin e Prishtinës – të aterojnë në Beograd dhe në Shkup. Kosova patjetër duhet ta ketë një aeroport alternativ për fluturime emergjente. Për këtë qëllim, ne do ta aftësojmë Aeroportin e Gjakovës, për të shërbyer si pikë strategjike për funksionalitetin e trafikut ajror. Kjo përshtatje do të arrihet me një investim të përballueshëm për buxhetin, ka shkruar Haradinaj. Angazhimi ynë për ta shndërruar këtë aset në një pikë të rëndësishme të infrastrukturës së sigurisë kombëtare është pjesë e vizionit të Kosovës Fituese ka nënvizuar, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.
Kontrolloni gjithashtu
Hajdar Beqa: Qeveria aktuale nuk ka pasur asnjë agjendë të stabilizimit të gjenerimit të energjisë
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Hajdar Beqa ka thënë se Qeveria Kurti nuk ka pasur …