Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka udhëtuar për vizitë zyrtare për në Amerikë, i shoqëruar nga deputeti, Besnik Tahiri

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj,  ka udhëtuar për vizitë zyrtare për në Amerikë i shoqëruar nga shefi i Grupit Parlamentar, deputeti, Besnik Tahiri. Vizitën e tij pritet ta  do ta fillojë në Chicago, ku do të qëndrojë me ftesë të Universitetit të këtij qyteti në konferencën globale, ku do të flasë për zhvillimet në Kosovë dhe rrugëtimin e Kosovës që nga liria e deri më sot. Po ashtu, Haradinaj në Chicago do të takojë një pjesëtarë  të komunitetit shqiptar. Nga zyra për media e AAK-së njoftojnë se vizita e Haradinajt do ta vazhdojë edhe në New York ku do të pritet nga Federata Panshqiptare “Vatra” dhe do të takojë komunitetin shqiptaro-amerikan. Gjatë qëndrimit në New York,  Haradinaj do të takojë kongresmen dhe zyrtarë tjerë të shtetit. Vizitën zyrtare  Haradinaj do ta përmbyll në Washington ku do të zhvillojë takime zyrtare në tri institucionet kryesore: Pentagon, Departmentin e Shtetit Amerikan dhe Këshillin e Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë”, ka thënë zëdhënësi i AAK-së, Kushtrim Xhemaili.

Kontrolloni gjithashtu

OVL e UÇK-së, dega në Rahovec, bën të ditur se në moshën 63 vjeçare është ndarë nga jeta, veterani, Mustafë Oruqi

OVL e UÇK-së, dega në Rahovec, bën të ditur se në moshën 63 vjeçare është …