Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka uruar popullin shqiptar me rastin e festave të shumëfishta të 28 Nëntorit

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka uruar popullin shqiptar me rastin e festave të shumëfishta të 28 Nëntorit

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar popullin shqiptar me rastin e 28 Nëntorit. Haradinaj përmes një urimi të gjatë në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se asnjë popull nuk e ka të mbushur kalendarin me data e ngjarje historike si populli shqiptar. Janë të rrallë popujt të cilët e kanë kalendarin aq të pasur me data e ngjarje historike si ne shqiptarët, prej epokës së Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, epokë e cila kishte trasuar rrugën e të gjitha përpjekjeve të mëpastajme, e veçmas nëntori që në vete ngërthen ngjarjet më të rëndësishme, si ajo e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, ditëlindja e komandantit legjendar Adem Jashari dhe dalja publike e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Përjetësisht përulemi para të rënëve për liri të të gjitha kohërave. Lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe Komandantit Legjendar Adem Jashari. Nderime sot, për ushtarët dhe oficerët që i shërbejnë Atdheut, ka nënvizuar Ramush Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Buxheti i vitit 2025 është buxhet i qytetarëve dhe për qytetarët

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas miratimit të buxhetit për vitin 2025, që …