leoni

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka vizituar  sindikatën e minatorëve të Trepçës

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka vizituar  sindikatën e minatorëve të Trepçës. Ai ka thënë se Trepça është duke u ballafaquar me probleme serioze që ndërlidhen me mashtrimin që  kjo Qeveri po e bënë tash e 4 vjet. Trepça është vlerë dhe simbol i rëndësishëm i Kosovës. Kështu e kam trajtuar edhe atëherë kur në Kosovë kishte pak njerëz që besonin se Trepça mund të rikthehej si aset i përhershëm i Republikës sonë. Gjatë mandatit tim si kryeministër i vendit, në mars të vitit 2019, me votimin e Statutit të ‘Trepçës’ e regjistruam atë si kompani në bazë të ligjeve të Kosovës. Kjo ishte mënyra më e mirë për ta shpërblyer sakrificën e minatorëve të devotshëm dhe për t’i hapur rrugë zhvillimit të Trepçës. Tani, Trepça është duke u ballafaquar me probleme serioze qe ndërlidhen me mashtrimin që kjo Qeveri po e bën tash e 4 vjet. Ka mungesë të financave, minatorët përballen me kushte të rënda pune, të ardhura tejet minimale që nuk i paguhen me muaj të tërë e pa sigurim shëndetësor”, ka thënë Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …