Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në selinë e partisë ministrin e Drejtësisë së Danimarkës, Peter Hummelgaard Thomsen. Gjatë takimit, Haradinaj theksoi rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Danimarkës. Haradinaj falënderoi ministrin danez për mbështetjen që Danimarka i ka ofruar Kosovës në të gjitha fazat e saj dhe theksoi përkushtimin e Kosovës ndaj marrëveshjeve ndërkombëtare të ratifikuara nga Kuvendi i Kosovës. Ai gjithashtu kërkoi mbështetjen e Danimarkës në rrugëtimin e Kosovës drejt integrimit në NATO dhe Bashkimin Evropian, duke theksuar rëndësinë e aleancave miqësore për të arritur qëllimet euro-atlantike të vendit.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …