Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për procesin e dialogut Kosovë-Serbi. Ai përmes një postimi ka thënë se Kurti duhet ta ndalë mashtrimin me dialogun, dhe ia ka parashtruar tri pyetje për këtë proces. “Tri pyetje kërkojnë përgjigjie nga ju e që kanë të bëjnë me Asociacionin. E para: a jeni kundër Asociacionit, apo jeni kundër Asociacionit në bazë të Kushtetutës së Kosovës? Pyetja e dytë: A keni propozuar Asociacion gjeografik, çka nënkupton ai dhe a është në bazë të Kushtetutës së Kosovës? Dhe pyetja e tretë: nëse keni propozuar Asociacion gjeografik, atëherë na trego pse ky Asociacion është më i mirë sesa Asociacioni në bazë të Kushtetutës së Kosovës të cilin e përkrah edhe Amerika edhe BE-ja? Jepi përgjigjjet e sakta, ndale mashtrimin!”, ka shkruar Haradinaj.
