Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se i dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak ua ka prezantuar draftin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Sipas tij drafti i shpjegon të gjitha mundësitë që Asociacioni u jep qytetarëve të komunave me shumicë serbe. Ai ka thënë se në hyrje të këtij drafti shpjegohet se duhet të shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese. Haradinaj ka shtuar me këtë rast se si parti do t’i japim komentet, vetëm pasi të bëhet shqyrtimi i tij nga Kushtetuesja. Asociacionit duhet të shqyrtohet nga Ministria e Pushtetit Lokal dhe të miratohet nga Gjykata Kushtetuese, duke nënvizuar se me implementimin e Asociacionit, Kosova e bën një hap të madh përpara.
