Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka kritikuar Qeverinë Kurti, lidhur me qasjen ndaj ekonomisë, gjatë kohës së pandemisë. Ai ka përmendur edhe pikën për gazsjellës, e cila ështyë nënshkruar në Marrëveshjen e Uashingtonit, duke konsideruar se kryeministri, Albin Kurti po e vonon qëllimisht këtë projekt. Kur isha kryeministër Vetëvendosje dhe Haki Abazi atëherë kanë qenë mjaft të zëshëm për energjinë me thëngjill në emër të mbrojtjes së ambientit. Amerika i ofron Kosovës gazin amerikan prej Greqisë, na ofron 200 milionë euro dhe Kosova po e dështon këtë projekt. Tani ua bëj pyetjen atyre që ishin kundër qymyrit. Pse janë kundër gazit amerikan, a po e presin gazin rus, sikurse një pjesë e Evropës? Pra, pyetja për Albinin dhe për tjerët është se a po e pritni gazin rus dhe për këtë po i dështoni 200 milionët e Mijëvjeçarit dhe pse nuk po e lejoni ardhjen e gazit amerikan?.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …