Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, mori pjesë në tryezën e organizuar nga dega, në Gjilan me temë, “Aleanca për Ujin”

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, mori pjesë në tryezën e organizuar nga dega, në Gjilan me temë, “Aleanca për Ujin”

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në tryezën e organizuar nga dega e partisë në Gjilan me temën “Aleanca për Ujin”, ku ka shpalosur tri zgjidhje konkrete për furnizim me ujë në Gjilan. Në këtë tryezë, Haradinaj është shprehur se qytetarët e Kosovës meritojnë furnizim të pandërprerë me ujë të pastër. “Uji është jetë, dhe sot në Gjilan po diskutojmë për të ardhmen e këtij resursi jetik për vendin tonë. Qytetarët e Kosovës meritojnë furnizim të pandërprerë me ujë të pastër –  pa njoftime se uji i këtij apo atij liqeni nuk është i pijshëm, jo reduktime dhe pasiguri për nevojat bazike”. Programi ynë parasheh investime madhore në shtatë diga të reja, nga Manastirica në Prizren deri në Desivojcë të Kamenicës. Për Gjilanin, kemi tre zgjidhje konkrete në studim: pendën në Moravën e Binçës, në Llapushnicë, apo në rrjedhën e Lepencit. Do të zgjedhim alternativën më të mirë, që i shërben qytetarëve për dekada”, ka thënë Haradinaj.

 

Kontrolloni gjithashtu

BE: Qeveria e Kosovës nuk mund të hartojë statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe jashtë dialogut të Brukselit

Bashkimi Evropian sërish ka konfirmuar  se Qeveria e Kosovës nuk mund  të hartojë statutin e …