leoni

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, nderoi të rënët dhe martirët e Masakrës së Reçakut

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, sot ka qëndruar në Kompleksin Memorial të Masakrës së Reçakut. Ai me këtë rast  ka përkujtuar të rënët e martirët të njërit prej sulmeve më barbare të  forcave serbe, 17-vjet më parë  gjatë luftës së fundit në vendit tonë. Masakra e Reçakut, ka qenë moment i kthesës kur bota përparimtare demokratike në përgjithësi, ishte  bindur në natyrën kriminale të regjimit të Millosheviqit. “Prandaj përvjetori i kësaj masakre, mbetet njëri prej momenteve më të dhimbshme dhe më domethënëse në historinë më të re të Kosovës”, thuhet në komunikatën e AAK-së, lidhur me vizitën e kryetarit Haradinaj,  në Reçak.

Kontrolloni gjithashtu

Ministrja, Hykmete Bajrami

Hykmete Bajrami: Qeveria e kanë shti buxhetin në thes të babadimrit dhe kanë dalë me ble vota

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës , Hykmete Bajrami ka komentuar vendimin e …