Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, në seancën e sotme të Kuvendit ka prezantuar një rezolutë për situatën në veri. Ai kërkon që Qeveria Kurti të marrë vendim për shtyrjen e vendimit për targat deri në marrëveshje finale. Kërkon që institucionet e Kosovës në të gjitha nivelet të fillojnë dialogun intensiv për t’u kthyer në institucionet e Kosovës dhe Qeveria të fillojë komunikim intensiv me faktorët më relevantë në vend, duke përfshirë edhe opozitën. Rezoluta po ashtu kërkon që Shtetet Bashkuara të Amerikës të përfshihen në dialog deri në arritjen e një marrëveshjeje finale në mes Kosovës dhe Serbisë. Ramush Haradinaj i ka akuzuar të gjitha institucionet që situatën në Veri nuk e kanë trajtuar seriozisht, duke ditur rrezikun që ka ekzistuar. Ndërkohë shumica e deputetëve të Kuvendit të Kosovës nuk e kanë mbështetur rezolutën e propozuar nga grupi parlamentar i AAK-së në lidhje me Masat urgjente të Qeverisë së Republikës së Kosovës në raport me situatën e krijuar në vend. Kundër kësaj rezolute kanë votuar 42 deputetë, 21 kanë qenë për dhe një ka abstenuar.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …