Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka paralajmëruar se zgjedhjet e parakohshme në vendin tonë mund të mbahen në këtë pranverë, pasi të gjitha partitë politike janë bërë gati për zgjedhje dhe se vendi tashmë është në fushatë. Ramush Haradinaj thotë se AAK-ja qëndron dukshëm më mirë sesa në sondazhin e publikuar së fundmi, i cili ka qenë i porositur nga partia në pushtet me qëllim të ndikimit në perceptimin e qytetarëve. Të gjithë po bëhen gati për zgjedhje, jemi në fushatë, dihet që kemi hyrë në fushatë, por është e dhimbshme nëse partitë shpenzojnë dhjetëra-mijëra euro për t iu marrë mendtë njerëzve, duke iu thënë se ky do të jetë fituesi. Haradinaj ka radhitur disa nga arsyet për të cilat qytetarët nuk duhet ta votojnë sërish, Albin Kurtin, të cilin e kritikon edhe për çështjen e dialogut me Serbinë, pranimin e draftit të asociacionit dhe mos-plotësimin e kërkesave të policisë, injorimin e veteranëve dhe shumë të tjera.
Kontrolloni gjithashtu
Blerta Deliu- Kodra: Kryetarja Vjosa Osmani e ka zbehur shumë pozitën e Presidencës
Deputetja nga Radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu Kodra ka vlerësuar se kryetarja …