Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, përkujtoi të rënët me rastin e Ditës së Dëshmorëve e Martirëve të Deçanit. Ai ka thënë me këtë se Deçani është burim i shumë patriotëve ndër breza. Dje në Lloqan, Carrabreg të Ulët e të Epërm dhe në Lumbardh, në nderim të dëshmorëve u organizua aksioni tradicional për dhurimin e gjakut, me moton “N’Carrabreg dhurohet gjak”, ndërsa sot në Ditën e Dëshmorëve dhe Martirëve të Deçanit, nderuam sakrificën e tyre sublime për liri. Deçani ishte historikisht në ballë të shumë proceseve për lirinë e Atdheut, burim i shumë patriotëve ndër breza. Sot, Deçani është ringritur dhe është duke u zhvilluar vazhdimisht, pavarësisht sfidave. Liria do të jetojë deri sa të kujtojmë ata që u sakrifikuan në themelet e saj. Kujtimi i tyre është fryma që e mbartë lirinë përpara. Nderimi që i bëjmë ndaj tyre është një detyrë që nuk duhet të harrohet kurrë e duhet të përcillet tek secila gjeneratë”, ka thënë mes tjerash, Ramush Haradinaj.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …