Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim ambasadorin e Danimarkës në Kosovë, Kristian Gronbeh-Jensen. Ai ka thënë se shteti danez ka luajtur rol konstruktiv duke i dhënë mbështetje të fuqishme Kosovës në të gjitha proceset. Haradinaj ka konfirmuar mbështetjen e tij dhe të AAK-së për ratifikimin e marrëveshjes mes dy vendeve për transferimin e të burgosurve. Është kënaqësi të presim në takim ambasadorin e Danimarkës në Kosovë, z. Christian Gronbech-Jensen dhe delegacionin nga Ministria e Drejtësisë së këtij shteti. Gjatë këtij takimi biseduam për zhvillimet politike në vend dhe forcimin e marrëdhënieve bilaterale mes Republikës së Kosovës dhe Danimarkës. I konfirmova mbështetjen time dhe të Aleancës në ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet dy vendeve tona për transferimin e të burgosurve”, ka shkruar Haradinaj në një postim të tij.
