Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, shprehu pikëllim për ndarjen nga jeta të Bajram Qerkinit, ai tha se Bajrami ishte një njeri i urtë dhe i palëkundur që e kërkoi gjithmonë të vërtetën për fatin e djalit të tij dhe të gjithë të zhdukurve të tjerë. Bajram Qerkini do të mbahet mend për guximin dhe forcën e tij në kërkimin e drejtësisë, duke shtuar se ata do të vazhdojnë rrugën e tij. Haradinaj shprehu ngushëllime familjes Qerkini dhe të gjithë të afërmeve dhe atyre që punuan me të dhe e që e njohën për së afërmi. Iu kujtojmë se varrimi i të ndjerit do të bëhet sot, në orën 12:00, në varrezat e qytetit, në Shipol të Mitrovicës.
