leoni

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj shtron iftar për përfaqësuesit e Bashkësisë Islame të Kosovës

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj shtron iftar për përfaqësuesit e Bashkësisë Islame të Kosovës

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj në selinë e kësaj partie ka shtruar iftar për përfaqësuesit e Bashkësisë Islame të Kosovës. “Muaji i Ramazanit, agjërimi, lutjet dhe devotshmëria ndaj Krijuesit, të na shërbejnë në thellimin dhe forcimin e përkrahjes dhe zemërgjerësisë ndërmjet të gjithë neve”. “Me këtë rast, në shenjë mirënjohje për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në çështjen kombëtare, kam ndarë medaljen “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET” për z. Naim Tërnava, Myfti i Republikës së Kosovës”, ka thënë Haradinaj. Ai ka shtuar se rrugëtimi njëmujor me agjërim, lutje dhe reflektim, të na motivojë për të qenë të bashkuar, si shoqëri tolerante dhe shtet i fortë, të gatshëm dhe të aftë për t’u përballur me të gjitha sfidat.

 

Kontrolloni gjithashtu

Mesazhi i Pashkëve Katolike: Nuk duam vetëvrasjen e kombit

Besimtarët e krishterë po urohen nga autoritetet më të larta për Festën e Pashkëve

Autoritetet më të larta të vendit, kanë uruar besimtarët e krishterë për Festën e Pashkëve. …