Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, njëherësh kandidat për kryetarit, Ramush Haradinaj, ka takuar përfaqësuesit e Odës së Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës. “Bashkëbisedim përmbajtësor me përfaqësues të Odës së Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës. Dëgjova kërkesat legjitime të tyre, që Aleanca i ka përfshirë në programin e saj, konkretisht në Fondin e Ringjalljes Ekonomike”, ka shkruar ai. Haradinaj përmes një statusi në rrjetin social, u zotua se viti 2021 do të jetë vit kur të gjitha sektoret e goditura ekonomikisht, do të ndjejnë dorën e shtetit. “Programi i Aleancës ka paraparë ndihmë për biznese në formë të kredive të buta, ndihmë për qytetarët në formë të transfereve dhe lehtësira fiskale për biznese dhe qytetarë”, tha ndër të tjera Haradinaj.
Kontrolloni gjithashtu
Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …