Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj takon Ulrika Richardson, koordinatore për zhvillim në zyrën e OKB-së

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj takon Ulrika Richardson, koordinatore për zhvillim në zyrën e OKB-së

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim Ulrika Richardson, koordinatore për zhvillim në zyrën e OKB-së në Kosovë. Ai përmes një postimi në rrjetin social ka thënë se kanë biseduar për sfidat që po kalon Kosova. “Takova znj. Ulrika Richardson, koordinatore për zhvillim në zyrën e OKB-së në Kosovë.  Biseduam për sfidat që po kalon vendi ynë dhe i shpreha mirënjohjen time për angazhimin e saj dhe ekipit kosovar të OKB-së. Kosova është përcaktuar për anëtarësim në NATO, BE dhe OKB që të zërë vendin e saj të barabartë me shtetet e tjera”, ka shkruar Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Edita Tahiri: Qeveria e re duhet të udhëhiqet nga opozita për të dalë nga kriza

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit, …