Grupi Parlamentar i AAK-së ka organizuar tryezën e 8-të me temë “Liberalizimi i vizave dhe migrimi i qytetarëve. Në këtë takim morën pjesë të rijnë e reja nga kjo parti si dhe profesor universitar. Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha me këtë rast se liberalizimi i vizave përveç benificioneve do të përcillet edhe me anët negative. Ai shtoi se me këto problem janë përballur edhe shtet e tjera, por që kanë ndërmarr hapa në parandalimin e ikjes së të rinjve. Sa i përket kësaj ai tha se Qeveri e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti, nuk ka bërë asgjë. Është një e drejt që na takon, kjo është diçka e mirë edhe për Kosovën edhe për BE-në. Çdo vend që e ka fituar këtë të drejtë ka kaluar edhe në një përvojë që një numër i madh i atyre vendeve kanë kërkuar perspektiv për jetën në vende e BE-së”. Disa vende kanë marr veprime paraprake që të rinjtë të mos lakmojnë të shkojnë jashtë vendit. Qeveria jonë e ka bërë të kundërtën, ajo sikur se është duke punuar që të rinjtë të largohen nga vendi. Në dy shtyllat e ekonomisë tonë mungon paraja, në paga edhe investimet kapitalë, ka saktësuar, Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.